Do udhëtojë me avion privat, por nuk do të prangoset, çfarë pritet të ndodhë të martën në seancën gjyqësore për Trump

Amerika

Do udhëtojë me avion privat, por nuk do të prangoset, çfarë pritet të ndodhë të martën në seancën gjyqësore për Trump

Më: 1 prill 2023 Në ora: 16:22
Donald Trump,

Të martën pasdite do të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, raporton CBS News.
Trump pritet të udhëtojë nga Florida me avionin e tij privat, ndërsa do dorëzohet te agjentët federalë atje për ta mbrojtur.

Një juri e madhe e Manhatanit, New York e ka paditur Trumpin në lidhje me një pagesë prej 130 mijë dollarësh për t’ia blerë heshtjen yllit pornografik Stormy Daniels, pasi kjo e fundit pretendon se kanë pasur një aferë.

Akuzat ende nuk janë publike dhe një avokat i Trumpit tha të premten se edhe ai nuk e ka lexuar ende aktakuzën. Një zyrtar i zbatimit të ligjit tha për CBS se Trump pritet të udhëtojë me aeroplanin e tij privat për në New York të hënën, përpara se t’iu dorëzohet zyrtarëve të martën.

Procesi ka gjasa të përfshijë disa ose ndoshta qindra agjentë të Shërbimit Sekret, shtoi zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.

“Trump nuk do të prangoset”, shtoi zyrtari, duke thënë se prangat zakonisht përdoren vetëm për të dyshuarit që mendohet se janë një rrezik fluturimi ose sigurie. Ndërkohë, mësohet se seanca do të zhvillohet në orën 14:15 me orë lokale.

Avokati i Trumpit, Joe Tacopina, tha për ABC News se Trump “ndoshta” do të paraqitet në gjykatë të martën, “por asgjë nuk është e sigurt”. Prokurorët “do të përpiqen të marrin çdo lloj publiciteti që munden nga kjo gjë”, tha ai, duke shtuar se “presidenti nuk do të vihet në pranga”. “Unë e kuptoj se ata do të mbyllin blloqet përreth gjykatës, duke mbyllur gjykatën”, vazhdoi ai. Siguria po koordinohet nga FBI-ja, NYPD, Shërbimi Sekret dhe oficerët e gjykatës së qytetit të New Yorkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat