Rrahje masive mes grave jashtë një klubi të natës në Texas

Amerika

Rrahje masive mes grave jashtë një klubi të natës në Texas

Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Në një video shqetësuese që është parë mbi dhjetë milionë herë në internet, disa gra mund të shihen duke u grindur ndërsa një oficer sigurie i spërkat me sprej dhe i godet ato jashtë një klubi nate në Teksas.

Videoja kaotike fillon me tërheqjen e flokëve mes disa grave jashtë Privat Social Club në San Antonio.

Dy gra shihen fillimisht duke i shkulur flokët njëra-tjetrës, më pas video-xhirimet shfaqin një sherr tjetër mes dy grave të tjera, raporton nypost.

Një roje sigurie private merr njërën prej tyre dhe e përplas për toke, ndërsa kalimtarët reagojnë të tronditur.

Më tutje shihen disa gra duke u rrahur gjer në atë pikë sa që fillojnë ta zhveshin njëra-tjetrën.

Pavarësisht se shumë roje përpiqen t’i ndajnë gratë, ato vazhdojnë të sulmojnë egërsisht njëra-tjetrën.

Nuk dihet se për çfarë po grindeshin gratë, por ndaj askush nuk është arrestuar pasi “të gjitha palët ishin larguar nga vendi i ngjarjes përpara mbërritjes së policisë”, njoftoi Departamenti i Policisë së San Antonio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat