Publikoi sekretet e Pentagonit, momenti kur FBI arreston 21-vjeçarin

Amerika

Publikoi sekretet e Pentagonit, momenti kur FBI arreston 21-vjeçarin

Më: 13 prill 2023 Në ora: 22:32
Jack Teixeira, njeriu më i kërkuar i momentit

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira, njeriu më i kërkuar i momentit.

Ai akuzohet se publikoi në rrjet dhjetëra dokumente sekrete të Pentagonit, pjesa më e madhe e të cilave kishte lidhje me luftën në Ukrainë, por edhe marrëdhëniet e SHBA me aleatët.

21-vjeçari ishte anëtar i gardës kombëtare ajrore që shërben në një sektor të inteligjencës në Masaçusets.

Arrestimi i tij u bë i mundur nga agjentët e FBI, në shtëpinë e nënës.

Teixeira ishte identifikuar nga The New York Times përpara arrestimit të tij të enjten si drejtuesi i grupit online ku u postuan dokumentet e klasifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat