Grabitja spektakolare në aeroport/ Si u vodh ari me vlerë 20 milionë dollarë! Mister linja ajrore që transportoi ngarkesën

Amerika

Grabitja spektakolare në aeroport/ Si u vodh ari me vlerë 20 milionë dollarë! Mister linja ajrore që transportoi ngarkesën

Më: 21 prill 2023 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Policia kanadeze po heton një grabitje masive ari në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos, një vend që përdoret shpesh për të transportuar arin.

Zyrtarët kanadezë thonë se më shumë se 20 milion dollarë kanadezë (15 milion dollarë, 12 milion £) ar dhe sende me vlerë u vodhën të hënën më 17 prill.

Një kontejner që transportonte mallrat mbërriti në aeroport në mbrëmje dhe u transportua në një objekt mbajtës ngarkesash. Policia beson se aty ka ndodhur edhe grabitja.

Vjedhja mund të shënojë një nga grabitjet më të mëdha në historinë kanadeze.

Inspektori i Policisë Rajonale të Peel, Stephen Duivesteyn tha se ekipi i tyre po heton “të gjitha rrugët” dhe e përshkroi incidentin e së hënës si të izoluar dhe të rrallë.

Në një konferencë për shtyp të enjten në aeroport, Duivesteyn tha se kontejneri ishte rreth 46 metra katrorë në madhësi dhe “përmbante sende të tjera me vlerë monetare” përveç arit.

Zyrtarët kanë refuzuar të thonë se cila linjë ajrore e dërgoi ngarkesën, nga kishte ardhur ngarkesa ose destinacioni i synuar.

“Qëllimi ynë është të zbardhin këtë grabitje,” tha Duivesteyn. “Ne duam ta zgjidhim atë. Nuk mund të jap detaje të sakta”, tha ai duke garantua se nuk kishte asnjë rrezik për udhëtarët.

Toronto Sun raportoi më herët të enjten se policia mendonte se grupet e krimit të organizuar ishin të përfshirë në këtë grabitje.

Në një deklaratë, aeroporti tha se hajdutët nuk patën akses në vetë aeroportin, por “hynë në anën publike të një magazine që i është dhënë me qira një pale të tretë, jashtë linjës sonë parësore të sigurisë”, raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat