Bideni nderon me “Medaljen e Trimërisë” nëntë oficerë, përfshirë dhe dy të rënë

Amerika

Bideni nderon me “Medaljen e Trimërisë” nëntë oficerë, përfshirë dhe dy të rënë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 20:52
Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, nderoi sot në Shtëpinë e Bardhë nëntë oficerë të shërbimit publik me Medalje Trimërie.

“Këto janë disa nga gjërat më domethënëse që bëj si president”, tha Bideni gjatë ceremonisë përpara dhënies së medaljeve.

“Njohja me ju, shikimi në sytë tuaj, takimi me familjet tuaja, duke parë guximin tuaj më jep shumë shpresë për vendin. Ju përfaqësoni më të mirën prej nesh. Ju përfaqësoni më të mirët nga ata që jemi ne si amerikanë. Zoti ju bekoftë të gjithëve”.

Të nderuarit përfshinin oficerët e policisë së qytetit të Nju Jorkut – Wilbert Mora dhe Jason Rivera, të cilët u vranë nga një person i armatosur vitin e kaluar teksa po i përgjigjeshin një mosmarrëveshjeje familjare në Harlem. Një oficer i tretë, Sumit Sulan, në fund qëlloi dhe vrau personin e armatosur. Ai gjithashtu u nderua gjatë ceremonisë.

“Ata janë kush dhe çfarë duhet të jetë zbatimi i ligjit në këtë vend,” tha Bideni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat