Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abortit

Amerika

Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abortit

Më: 31 maj 2023 Në ora: 23:25
Oklahoma

Aborti mbetet kryesisht i paligjshëm në Oklahoma të ShBA-së, pavarësisht vendimit të gjykatës supreme të shtetit të mërkurën se dy nga ndalimet e shtetit ndaj abortit janë jokushtetuese.

Projektligji i Senatit 1503, i cili do të kishte ndaluar abortin kur zbulohej një rrahje zemre e fetusit, dhe Projektligji i Dhomës 4327, i cili do të ndalonte procedurën në ngjizje dhe do të lejonte paditë civile në të cilat një paditësi mund t’i jepej një minimum prej 10,000 dollarësh, u nënshkruan të dy nga Guvernatori Kevin Stitt më 2022.

Megjithatë, gjykata tha se ekziston një e drejtë e natyrshme e një gruaje shtatzënë për të ndërprerë shtatzëninë kur është e nevojshme për të ruajtur jetën e saj.

Pavarësisht vendimeve të gjykatës sot për SB 1503 dhe HB 4327, ligji i Oklahomas i vitit 1910 që ndalon abortin mbetet në fuqi”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i Oklahomas, Gentner Drummond. “Me përjashtim të disa rrethanave të përshkruara në atë statut, aborti është ende i  paligjshme në shtetin e Oklahomas”, shkruan Upi.

“Teksa SB 1503 dhe HB 4327 përparuan përmes procesit legjislativ më 2022, Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve vazhdimisht vunë në dyshim kushtetutshmërinë e tyre”, tha në një deklaratë udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Cyndi Munson.

“Vendimi i sotëm është një kujtesë, për supershumicën në të dyja dhomat, se nxjerrja e legjislacionit ekstremist për pikë politike partiake është humbje e kohës dhe parave të taksapaguesve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat