Nju Jorku në nivel të rrezikshëm të cilësisë së ajrit

Amerika

Nju Jorku në nivel të rrezikshëm të cilësisë së ajrit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 06:12
Foto ilustrim

Megjithëse cilësia e ajrit të Otavës duket se po përmirësohet këtë mbrëmje, ajo e Nju Jorkut ka arritur një shifër alarmante 413 në Indeksin e Cilësisë së Ajrit (AQI).

AQI tregon se sa i pastër ose i ndotur është ajri rreth jush. Indeksi varion nga 0-500 dhe sa më i lartë numri, aq më keq është për shëndetin tuaj, shkruan BBC.

Çdo gjë nga 151-200 cilësohet si “e pashëndetshme”. Kur numri është midis 201-300 është “shumë i pashëndetshëm” dhe rreziku rritet për të gjithë.

Niveli më i lartë është “i rrezikshëm” dhe ndodh kur AQI është mbi 301.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat