Festa kthehet në tragjedi, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur

Amerika

Festa kthehet në tragjedi, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Dy persona u vranë dhe 15 u plagosën pas një sherri me armë zjarri në një festë në Michigan, SHBA.

Viktima janë një grua 51-vjeçare dhe një 19-vjeçare.

Policia thotë se në sherrin banal që përfundoi në tragjedi u përdorën në total pesë armë zjarri.

Nuk dihen ende motivet e sherrit.

Ndërsa nuk ka ende asnjë të arrestuar në lidhje me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat