Shpërthim në Pensilvani: Të paktën katër të vdekur dhe tre të plagosur

Amerika

Shpërthim në Pensilvani: Të paktën katër të vdekur dhe tre të plagosur

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 13:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën katër persona humbën jetën dhe tre u plagosën në një shpërthim në një shtëpi në periferi të Pittsburgh në shtetin amerikan të Pensilvanisë.

Policia mori një informatë se shumë shtëpi ishin në flakë për shkak të një shpërthimi të fortë që ndodhi brenda njërës prej shtëpive.

Zjarrfikësit gjetën “njerëz të bllokuar nën mbeturina” në vendngjarje, thanë zyrtarët e Qarkut Allegheny.

Pak më vonë ata konfirmuan se të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shpërthimi shkatërroi tre shtëpi dhe dëmtoi të paktën dhjetë të tjera. Ekipet nga të paktën 18 zjarrfikëse punuan për shuarjen e flakëve.

Zyrtarët thanë se nuk mund të thonë numrin e saktë të personave të zhdukur sepse nuk e dinin saktësisht se kush ishte në shtëpi dhe kush mund të ketë pasur vizitorë në momentin e shpërthimit.

Ndryshe, autoritetet amerikane janë duke e hetuar shkakun e shpërthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat