SHBA-ja sanksionon kompani kineze teksa e lufton përhapjen e fentanilit

Amerika

SHBA-ja sanksionon kompani kineze teksa e lufton përhapjen e fentanilit

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 11:35
Doza të konfiskuara të fentanilit.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj 25 kompanive dhe individëve me bazë në Kinë që dyshohet se janë përfshirë në prodhim të kemikateve të përdorura për të krijuar fentatil.

Fentaili është një opioid i fuqishëm që përdoret si qetësues dhe luan rol të madh në krizën e vazhdueshme me droga në Shtetet e Bashkuara.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland, ka thënë se zinxhiri i furnizimit me droga “zakonisht nis me kompanitë e kemikateve në Kinë”.

Ambasada e Kinës në Uashington nuk është përgjigjur në kërkesat për ta komentuar këtë vendim, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Në prill, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze ka thënë se “nuk ekziston diçka si trafikimi ilegal me fentanil”, në mes të Kinës dhe Meksikës.

Ky vendim është marrë pasi presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obradoz, i ka bërë thirrje Qeverisë kineze që të ndihmojë në ndalje të qarkullimit të dyshuar të fentanilit në shtetin e tij.

Autoritetet amerikane besojnë se bandat meksikane të drogës janë fajtore për furnizimin e përdoruesve me fentanil në Shtetet e Bashkuara.

Fentanili mund të përshkruhet nga mjekët, mirëpo rritja dramatike e varësisë në opioide në SHBA, në dekadat e fundit, ka çuar në rritjen e prodhimit ilegal dhe mbidozim.

Më 2022, drogat kanë qenë të lidhura me një rekord prej 109.680 vdekjeve në territorin amerikan./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat