10 vjeçari vret ish-kryetarin e bashkisë në Luiziana dhe vajzën e tij

Amerika

10 vjeçari vret ish-kryetarin e bashkisë në Luiziana dhe vajzën e tij

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Një djalë 10-vjeçar qëlloi për vdekje ish-kryebashkiakun 82-vjeçar të Minden, një qytet në veriperëndim të Luizianës, dhe vajzën e tij 31-vjeçare.

Trupat e Joe Cornelius Sr dhe Keisha Miles u gjetën mëngjesin e të dielës me plagë të shumta me armë zjarri. Autoritetet nuk zbuluan lidhjen që kishte fëmija, i cili është arrestuar, me Cornelius dhe Miles dhe thanë se çdo motiv i mundshëm ishte nën hetim.

Fqinjët i thanë një stacioni televiziv lokal se dëgjuan Cornelius dhe fëmijën duke u grindur dhe më vonë dëgjuan disa të shtëna me armë.

Cornelius ishte anëtar për një kohë të gjatë i Këshillit të Qytetit Minden. Pas vdekjes së kryebashkiakut të qytetit, Cornelius u emërua ushtrues detyre i kryetarit të bashkisë në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat