Objekti i policisë në St Lucie të Florida është shkatërruar pjesërisht, si pasojë e uraganit Milton që goditi këtë vend.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e sherifit, që edhe publikoi pamjet e pasojave të këtij uragani.
Si pasojë e uraganit të paktën katër persona kanë humbur jetën në St Lucie, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë.
Në videot e publikuara më poshtë shihen dhjetëra vetura të policisë të shkatërruara, mbi të cilat kanë rënë copëza të çatisë së objektit.
Në anën tjetër, rrugët, aeroportet dhe shumë qendra komerciale po vazhdojnë të jenë të mbyllura, ku lagje të tëra janë evakuuar.