Pamje tronditëse: Banori i Mississippit filmon momentin kur tornado e fuqishme kalon afër shtëpisë së tij

Amerika

Pamje tronditëse: Banori i Mississippit filmon momentin kur tornado e fuqishme kalon afër shtëpisë së tij

Më: 16 mars 2025 Në ora: 12:46
Tornado

Së fundmi SHBA është goditur nga stuhi të fuqishme.

Rreth 138 milionë njerëz janë në rrezik të motit të keq në shtetet qendrore dhe jugore të vendit.

Në disa shtete u shpall gjendje e jashtëzakonshme e në disa u raportua për breshër në madhësinë e topave të bejsbollit, shkruan BBC.

Gjithashtu, janë lëshuar edhe paralajmërime për tornado.

Dejaun Lane, banor në Tylertown, Mississippi, ka filmuar momentin kur tornado kaloi në shtëpinë e tij.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat