​Përmbytje vdekjeprurëse në Oklahoma

Amerika

​Përmbytje vdekjeprurëse në Oklahoma

Më: 20 prill 2025 Në ora: 21:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën dy persona kanë vdekur në Oklahoma pasi automjeti i tyre u bllokua në ujëra, pasi stuhitë dhe përmbytjet goditën pjesë të jugut dhe mesperëndimit të SHBA-së gjatë fundjavës, njoftoi sot policia.

Policia në Moore, një qytet në jug të Oklahoma City, tha se një automjet doli nga rruga dhe u përfshi nga uji nën urë.

“Të gjithë përveç dy pasagjerëve u shpëtuan në momentin e ngjarjes. Me pikëllim të madh raportojmë se një grua dhe një djalë 12-vjeçar u gjetën të vdekur më vonë", thuhet në njoftim.

Policia u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që paralajmërimet për përmbytje janë lëshuar në të gjithë Oklahoma.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha sot se stuhitë e forta priten të lëvizin nga Teksasi lindor në juglindje në Iowa dhe Illinois, me tornado dhe erëra potencialisht të forta që mund të prekin Arkansas qendror dhe Misurin qendror.

Paralajmërimet për tornado janë lëshuar për shtetet Arkansas, Kansas, Luiziana, Misuri dhe Oklahoma.

Në fillim të këtij muaji, një stuhi vdekjeprurëse shkaktoi tornado dhe stuhi të forta në pjesë të SHBA-së nga Teksasi në Ohio, duke shkaktuar vdekjen e dhjetë personave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat