​Trump: Pusho në paqe Papa Françesku

Amerika

​Trump: Pusho në paqe Papa Françesku

Më: 21 prill 2025 Në ora: 14:41
Donald Trump

Papa Françesku vdiq sot në moshën 88-vjeçare, një muaj pasi doli nga spitali ku ishte trajtuar për pesë javë për një infeksion që ishte zhvilluar në pneumoni.

Pas vdekjes së Papës Françesku, sot në Vatikan ka filluar një sedisvakancë – një regjim i veçantë që shënon një periudhë pa Papë.

Për vdekjen e Papës po vijnë reagime të shumta. Presidenti amerikan ka postuar një homazhe të shkurtër në rrjetin e tij social Truth Social.

Megjithëse Donald Trump nuk është takuar me Papën gjatë mandatit të tij aktual, ata u takuan gjatë mandatit të tij të parë më 2017.

"U prehsh në paqe Papa Françesku! Zoti e bekoftë atë dhe të gjithë ata që e donin!" ka shkruar Trump.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat