Pjesët e brendshme në aeroplan filluan të bien, pasagjerët ngritën në këmbë për t’i mbajtur – pamje nga fluturimi Atlanta-Çikago

Amerika

Pjesët e brendshme në aeroplan filluan të bien, pasagjerët ngritën në këmbë për t’i mbajtur – pamje nga fluturimi Atlanta-Çikago

Më: 21 prill 2025 Në ora: 17:19
Pamje nga fluturimi Atlanta-Çikago

Gjatë një udhëtimi me aeroplan, pasagjerët për pak sa nuk u “çmenden”, kur u detyruan të mbanin lart çatinë e një aeroplani pasi brendësia e tij filloi të çmontohej papritur gjatë një udhëtimi të fundit nga Atlanta në Çikago.

“Shoku im ishte në një fluturim Delta dhe tavani u shemb”, pohoi Lucas Michael Payne në një video me mbi 195,000 shikime në TikTok.

Përfaqësuesit e Delta Air Lines thanë për The Post, “Delta falënderon klientët tanë për durimin dhe bashkëpunimin e tyre. Kërkojmë falje për vonesën në udhëtimet e tyre”.

Zëdhënësi tha se “paneli i Boeing 717 u vendos më vonë në vend, kështu që klientët nuk duhej ta mbanin manualisht gjatë fluturimit”, dhe shtoi se “nuk kishte lëndime” dhe “fluturimi vazhdoi me një vonesë rreth dy orë në një aeroplan tjetër”.

Pamjet shfaqën një grup burrash që zgjasin krahët lart për të mbështetur majën e shkëputur të brendësisë së aeroplanit, ndërsa ishin mijëra metra lartësi.

“Më në fund shoqëruesit e ngjitën me shirit pasi ai e mbajti lart për një kohë”, shpjegoi Payne në mbishkrim.

@lucasmpayne My Hommie was on a Delta flight and the ceiling collapsed. The attendants finally duct taped it after he held it up for awhile…@delta offered 10,000 miles ( basically 100 dollars) after they had to go back to Atlanta, wait for hours and deplane and get on another plane to Chicago. These planes!!! #airplane #delta #boeing #ntsb ♬ Paper Planes - M.I.A.
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat