Tërmet i fuqishëm në Ekuador, lëndohen 20 persona

Amerika

Tërmet i fuqishëm në Ekuador, lëndohen 20 persona

Më: 25 prill 2025 Në ora: 21:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 20 persona u plagosën dhe shumë ndërtesa u dëmtuan nga një tërmet me magnitudë 6.3 që goditi sot provincën bregdetare të Esmeraldas, në pjesën veriperëndimore të Ekuadorit.

Tërmeti dëmtoi të paktën 60 ndërtesa, sipas vlerësimit të fundit nga Shërbimi Kombëtar i Menaxhimit të Rrezikut të vendit (SNGR).

Probleme janë raportuar edhe në rrjetin e energjisë elektrike dhe telekomunikacionit, ndërsa janë dëmtuar edhe një urë dhe rrugë.

Tërmeti ka ndodhur 8.4 kilometra larg qytetit Esmeraldas, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër, sqaron Shërbimi i Menaxhimit të Rrezikut përmes një postimi në platformën X, duke shtuar se tërmeti është ndjerë në 10 nga 24 provincat e vendit të Amerikës Latine.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat