Ky është një studim i Oxford University Press, i bërë vitin e kaluar në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duke parë atë rrezikun e ndërhyrjes nga jashtë në zgjedhjet amerikane.
Amerikanët u indinjuan për ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, dhe zyrtarët janë përpjekur të kundërshtojnë avantazhin asimetrik që interneti u jep kundërshtarëve të Amerikës. Por Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të vendosin norma për të kufizuar rivalët e tyre derisa të denoncojnë publikisht dhe t'i japin fund vetë kësaj praktike, thotë një studim i Oxford University Press.
Në gusht, (2024)William Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë në SHBA, paralajmëroi për përpjekjet "të vazhdueshme dhe të mundshme" për ndikim zgjedhor nga Rusia, Kina dhe Irani.
Amerikanët janë të indinjuar dhe alarmuar në mënyrë të kuptueshme për ndërhyrjet e huaja zgjedhore. Por kjo praktikë nuk është e re; në fakt, pasi Shtetet e Bashkuara ishin për një kohë të gjatë eksponenti i saj kryesor.
Siç tregon Dov Levin në librin e tij, "Ndërhyrja në Kutinë e Votimit", SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik (dhe më pas Rusia) u angazhuan në 117 ndërhyrje të fshehta ose të hapura zgjedhore të huaja për të ndihmuar ose penguar kandidatët ose partitë midis viteve 1946 dhe 2000, me SHBA-të që përbënin 81 nga këto raste ose 69% të totalit.
Një nga shembujt më të famshëm të ndërhyrjes së jashtme zgjedhore të SHBA-së, erdhi në fillim të Luftës së Ftohtë në vitin 1948, kur CIA (në veprimin e saj të parë të fshehtë) subvencionoi fshehurazi përpjekjet publike për të siguruar që kandidatët komunistë të mposhteshin në zgjedhjet në Itali.
Po sipas librit te Levin, thuhet se SHBA, gjithashtu shpenzoi miliona dollarë për përpjekje propagande dhe për të mbështetur politikanët italianë të favorizuar në atë kohë. Këto dhe praktika të ngjashme, të fshehta dhe të hapura, vazhduan gjatë gjithë Luftës së Ftohtë.
Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, qeveria amerikane filloi të kishte skrupuj për ndërhyrjen në zgjedhjet e vendeve të tjera. Komitetet e inteligjencës së Kongresit filluan të kundërshtonin dhe përçarjet u rritën brenda administratës amerikane, për ndërhyrjet dhe kur e ku duhej të ndërhynin.
Por praktika vazhdoi....!
Në vitin 2000, Presidenti Bill Clinton autorizoi CIA-n të ofronte mbështetje të fshehtë për kundërshtarët e përpjekjeve të Presidentit të atëhershëm jugosllav Slobodan Millosheviq për rizgjedhje.
Administrata e George W. Bush kishte plane të përgatitura mirë për të ndërhyrë fshehurazi në zgjedhjet parlamentare të Irakut në janar 2005 - të parat që nga rënia e Presidentit Saddam Hussein - përpara se rezistenca e ashpër e Kongresit ta anulonte veprimin. Administrata e Presidentit Barack Obama shqyrtoi propozime të ngjashme, sipas studimit, por i hodhi poshtë ato.
Këto ngjarje relativisht të fundit, të kombinuara me zemërimin amerikan për ndërhyrjen në zgjedhjet e veta, ngrenë pyetjen e rëndësishme nëse SHBA-të ende ndërhyjnë në zgjedhjet e huaja, apo të paktën e mbajnë të hapur mundësinë e ta bëjnë këtë, ne ndonjë vend që u intereson.
Disa zyrtarë kanë thënë sipas këtij raporti se SHBA-të e kanë braktisur ndërhyrjen zgjedhore në shekullin e njëzet e një.
Të tjerë u tërhoqën nga ky mendim:
"Kjo nuk është diçka që inteligjenca amerikane e bën me diçka të ngjashme me ndjenjën e fleksibilitetit dhe lirisë që mund të kishte pasur në fillim të Luftës së Ftohtë", tha ish-zëvendësdrejtori i CIA-s, John McLaughlin.
Avrile Haines, e cila mbajti të njëjtin rol një dekadë më vonë, tha se "nuk është e pranueshme të manipulosh votat në zgjedhje", por sipas saj zyrtar të lart të sigurisë kombëtare kan refuzuar "të komentojnë se si CIA mund të përpiqet ende të ndikojë në mendjet e votuesve", siç ka thënë ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare James Clapper, :
"Është gjithçka çështje shkalle, kur dhe ku duhet".
Ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta, ka thënë se agjencia nuk ndryshon votat ose nuk përhap dezinformata, por ndikon në mediat e huaja për të "ndryshuar qëndrimet brenda vendit".
Panetta, ka pohuar se CIA herë pas here "blinte media brenda një vendi ose brenda një rajoni që mund të përdorej shumë mirë ... për të përcjellë" mesazhe, ose përpiqej të "ndikonte tek ata që mund të zotëronin elementë të medias për të ... bashkëpunuar, për të punuar me ato vende në përcjelljen e atij mesazhi".
Mirëpo, është e vështirë të dihet saktësisht se çfarë lloje aktivitetesh kishte në mendje Panetta thotë studimi : ndoshta ai po fliste për përpjekjet tradicionale të propagandës së CIA-s që kryqëzohen me politikën zgjedhore. Por ato tingëllojnë të ngjashme me disa nga operacionet ruse të mediave sociale në vitin 2016.
Këto rrëfime të ndryshme nga zyrtarët amerikanë ndoshta ndikojnë në dallimet në përkufizime. Por, ndërhyrja zgjedhore mund të marrë shumë forma, duke përfshirë ndryshimin e votave, dezinformimin, doksimin, propagandën dhe mbështetjen financiare.
Se ku ndodhet SHBA-ja, sot me çështjen e ndërhyrjes e sqaron pak a shumë studim i Oxford University Press : “SHBA-ja, nuk e ka ndaluar praktikën e ndërhyrjes së fshehtë zgjedhore, por është në një opsion që në fakt nuk ekzekutohet me frekuencë të madhe, sa para një dekade. Dhe, kjo është ndryshe nga Lufta e Ftohtë, por, është gjithashtu ndryshe nga të thuash se kjo është diçka që SHBA-ja kategorikisht nuk do ta bëjë më, ose nuk e bënë më, këtë gjë, që nuk është vendi ku gjërat janë për tu thënë hapur apo "fshehur".
Studiues të ndryshëm mendojnë se qeveria amerikane është e ndarë se si të veprojë. Pasi dsa zyrtarë mendojnë se Amerika duhet t'i japë fund përfundimisht praktikës, por të tjerë nuk pajtohen.
Ish shefi i CIA-s, Panetta, mendon se SHBA-ja duhet ta mbajë të hapur mundësinë e ndihmës së aktorëve të huaj politikë me para, propagandë dhe mjete të tjera në përgjigje të operacioneve të ndërhyrjes zgjedhore të Rusisë. Në mënyrë të ngjashme, me Panetën është dhe McLaughlin, kur thotë se, “Unë nuk do të doja ta hiqja ndërhyrjen e fshehtë zgjedhore nga tavolina.”
Por a mund ta mbajë Amerika opsionin në tavolinë dhe të ankohet ende kur vendet e tjera ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA-së? Përgjigja ka rëndësi, sepse interneti i cili u shfaq pikërisht kur SHBA-ja po e mbyllte fazën e saj agresive të ndërhyrjes zgjedhore, fenomeni ndërhyrje i ka bërë aktive të tilla raste të dukshëm më të lehta, më të lira dhe më efektive.
Kur demokracitë janë veçanërisht të kërcënuara sepse zgjedhjet e tyre kanë shumë rëndësi dhe sepse ato mezi rregullojnë fjalën dhe shtypin e lirë zgjedhjet e lira e të ndershme.
Dhe, siç kemi mësuar në katër vitet e fundit, ndërhyrja e huaj zgjedhore nëpërmjet internetit është jashtëzakonisht e vështirë për t'u ndaluar kudo në botë.
SHBA-të ende po fillojnë të kuptojnë se si të adresojnë avantazhin e madh asimetrik që interneti u jep kundërshtarëve të saj autoritarë në ndërhyrjen zgjedhore. Një përgjigje - e quajtur "mbrojtje përpara" - është të jetosh në rrjete kundërshtare dhe të ndalosh ndërhyrjen para se të fillojë.
Një tjetër është të përpiqesh të zhvillosh norma ndërkombëtare kundër ndërhyrjeve të fshehta zgjedhore të huaja. Por, duke pasur parasysh historinë e saj të shekullit të njëzetë, SHBA-të kanë pak shpresë për të vendosur norma të tilla derisa të njoftojnë publikisht se nuk angazhohen më në këtë praktikë, të cilën deri më tani nuk kanë qenë të gatshme ta bëjnë.