Gjykata pezullon urdhrin ndaj Harvardit për studentët e huaj

Amerika

Gjykata pezullon urdhrin ndaj Harvardit për studentët e huaj

Më: 29 maj 2025 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Një gjykatëse federale në Shtetet e Bashkuara ka vendosur të zgjasë një urdhër të përkohshëm që ndalon administratën Trump të revokojë të drejtën e Universitetit Harvard për të pranuar studentë ndërkombëtarë.

Vendimi u dha pasi administrata federale kishte paralajmëruar revokimin e kësaj të drejte, duke i dhënë Harvardit një afat prej 30 ditësh për të paraqitur kundërshtimet e tij.

Sipas urdhrit të gjykatës, Universiteti Harvard ka të drejtën të vazhdojë procedurat e pranimit të studentëve të huaj deri në një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së i ka kërkuar universitetit të dorëzojë dokumentacion dhe prova të qarta që mbështesin qëndrimin e tij përballë rregulloreve të reja të administratës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat