148 të arrestuar në San Francisko pas protestave të dhunshme

Amerika

148 të arrestuar në San Francisko pas protestave të dhunshme

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 23:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e San Franciskos ka dhënë një përditësim mbi protestat e së dielës, të cilat sipas ushtruesit të detyrës së shefit, Paul Yep, u shndërruan nga një e drejtë proteste në akte dhune dhe dëmtime të pronës.

Një oficer u dërgua në spital për trajtim, por tashmë është shëruar.

Sipas bbc, një grup prej 60 personash që refuzuan të shpërndaheshin u arrestua, ndërsa në total gjatë natës së së dielës u arrestuan 148 persona në disa vende të ndryshme.

Nga ta, 147 janë liruar ndërkohë që gjashtë të mitur mbeten të ndaluar.

Sipas policisë, gjysma e të arrestuarve janë banorë të San Franciskos, ndërsa gjysma tjetër janë nga qytete të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat