Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se “Tani kemi kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin”.
“Tani kemi kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin. Irani kishte sisteme të mira gjurmimi qiellor dhe pajisje të tjera mbrojtëse, dhe me shumicë, por nuk krahasohet me "gjërat" e prodhuara, të konceptuara dhe të prodhuara nga Amerika.
Askush nuk e bën këtë më mirë se SHBA-ja e vjetër dhe e mirë”, ka shkruar Trump në rrjetin social Truth.
SHBA-të i kanë ofruar prej kohësh Izraelit ndihmë dhe pajisje ushtarake – por qëndrimi i tyre zyrtar që nga fillimi i sulmeve të premten ka qenë se SHBA-të nuk janë të përfshira në sulmet izraelite ndaj Iranit.