Trump: Hegseth nesër do të mbajë një konferencë për shtyp

Amerika

Trump: Hegseth nesër do të mbajë një konferencë për shtyp

Nga: Bota sot Më: 26 qershor 2025 Në ora: 00:31
Pete Hegseth

Presidenti Donald Trump njoftoi se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, do të mbajë një konferencë për shtyp nesër në orën 8 të mëngjesit me orën lindore, në Pentagon, raporton CNN.

Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump e cilësoi Hegseth-in si “Sekretari i Mbrojtjes (i Luftës!)” dhe theksoi se konferenca do të zhvillohet “për të luftuar për Dinjitetin e Pilotëve tanë të Mëdhenj Amerikanë.”

Trump shtoi se konferenca do të jetë “interesante dhe e pakundërshtueshme,” duke ftuar ndjekësit e tij që ta ndjekin me vëmendje.

Deri tani, nuk janë dhënë detaje të tjera mbi temën e saktë të konferencës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat