21 fëmijë në mesin e viktimave nga përmbytjet në Kerr të Teksasit

Amerika

21 fëmijë në mesin e viktimave nga përmbytjet në Kerr të Teksasit

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 18:13
Ilustrim

Sherifi i Qarkut Kerr të Teksasit, Larry L. Leitha ka konfirmuar se ka shkuar në 59 numri i viktimave nga përmbytjet në këtë qark.

Ai bëri të ditur se në mesin e tyre janë 38 të rritur dhe 21 fëmijë, raporton BBC.

Larry L. Leitha tha se numrat po ndryshojnë vazhdimisht, por njoftoi se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

“Mbi 400 ndihmës nga më shumë se 20 agjenci po punojnë në Qarkun Kerr”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat