Të shtëna në një kishë në Kentucky, disa të plagosur

Amerika

Të shtëna në një kishë në Kentucky, disa të plagosur

Më: 13 korrik 2025 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë në shtetin amerikan të Kentucky-t.

Guverantori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha se është në dijeni të incidenteve në qytetin e Lexington-in që përfshijnë një të dyshuar.

Sipas raportimeve, një polic shtetëror u qëllua në aeroportin Blue Grass në Qarkun Fayette të dielën në mëngjes.

Beshear tha se një “të shtëna shtesë” ndodhën në Kishën Baptiste të Rrugës Richmond, e cila rezultoi në “plagosje të shumëfishta”. “Polici dhe të tjerët po trajtohen në një spital aty pranë”, shtoi ai.

“Hetimet ende po vazhdojnë dhe ne do të ndajmë më shumë informacione më vonë”.

Policët shtetërorë dhe Departamenti i Policisë së Lexington-it e kanë kapur të dyshuarin në kishë pas të shtënave në Qarkun Fayette.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat