Trump nervozohet nga pyetja për Putinin: Mos më pyet për këtë

Amerika

Trump nervozohet nga pyetja për Putinin: Mos më pyet për këtë

Më: 14 korrik 2025 Në ora: 19:54
Foto nga takimi

Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur se sa larg është i gatshëm të shkojë në përgjigje nëse Putini do të përshkallëzonte gjërat.

“Mos më bëni një pyetje të tillë”, u përgjigj Trump me nxitim, duke shtuar se ai “dëshiron që lufta të përfundojë”.

“Në fund të fundit, të kesh një Evropë të fortë është një gjë shumë e mirë”, shtoi presidenti amerikan.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është takuar sot me Trump në Shtëpinë e Bardhë, nga ku është kumtuar lajmi se SHBA-të do t’i shesin NATO-s armë të cilat më pas do t’i transferohen Ukrainës me qëllim që të mund të mbrohet.

Në anën tjetër, Trump i ka dhënë një afat prej 50 ditësh presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftë në Ukrainë, përndryshe do të ballafaqohet me sanksione të ashpra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat