​Bien kërkesat fillestare për papunësi në SHBA

Amerika

​Bien kërkesat fillestare për papunësi në SHBA

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Numri i amerikanëve që paraqitën kërkesa për papunësi për herë të parë u ul për shtatë mijë javën e kaluar në dyqindenjëzetenjë mijë, sipas të dhënave të Departamentit të Punës të publikuara të enjten.

Shifra ishte nën parashikimet e tregut prej 233 mijë dhe ishte më e ulët nga niveli i rishikuar lart i javës së kaluar prej 228 mijë, raporton KosovaPress.

Mesatarja lëvizëse katër-javore ishte 229 mijë e 500 - një rënie prej 6 mijë e 250 nga niveli i rishikuar lart i javës së kaluar prej 235 mijë e750.

Në qershor, ekonomia amerikane shtoi 147 mijë vende pune, më të larta se parashikimet prej 111 mijë.

Shkalla e papunësisë ra në 4.1 për qind në qershor nga 4.2 për qind në maj, nën vlerësimet e tregut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat