Grenell del kundër kandidates republikane që dogji Kuranin

Amerika

Grenell del kundër kandidates republikane që dogji Kuranin

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 00:11
Richard Genell

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për kriza globale, ka kritikuar ashpër kandidaten republikane për Kongres, Valentina Gomez, e cila u shfaq në një video ku digjte librin e shenjtë islam, Kuranin, me një flakëhedhës.

Sipas Grenell, kandidatja nuk e kupton lirinë, teksa theksoi se Kushtetuta amerikane e garanton lirinë fetare.

“Mos e minoni Amendamentin e Parë të Kushtetutës të vendosur nga paraardhësit tanë.

Kushtetuta e SHBA-ve garanton lirinë e fesë. Ju nuk i kuptoni shumë mirë liritë tona”, shkroi Grenell si reagim në median sociale X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat