Presidenti Donald Trump, ka reaguar për sulmin me armë në Shkollën Katolike Annunciation në Minneapolis.
Ai shprehet se është informuar për të shtënat dhe se Shtëpia e Bardhë po ndjek nga afër situatën.
“FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje,” shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Presidenti u shpreh se po lutet për të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje.
Guvernatori i shtetit, Tim Walz, tha se sulmi ndodhi në Shkollën Katolike Annunciation dhe e përshkroi si një “akt të tmerrshëm dhune”.Një zyrtar lokal bëri me dije se në zonë nuk ka “kërcënim aktiv” dhe se autori i sulmit është “i neutralizuar”.
Autoritetet thanë për CBS News, se deri në 20 persona mund të jenë plagosur, ndërsa disa ambulanca janë të pranishme në kryqëzimin e rrugëve 53rd Avenue dhe Bryant Avenue South.