Dy të vrarë dhe 20 të plagosur nga sulmi në Minneapolis

Amerika

Dy të vrarë dhe 20 të plagosur nga sulmi në Minneapolis

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 18:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së ka thënë se dypersona janë vrarë nga të shtënat në Shkollën Katolike në Minneapolis.

Ai gjithashtu tha se nga ky sulm kanë mbetur të plagosur 20 persona, raporton Sky News.

Tutje, bëhet e dituri se 10 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Presidenti Donald Trump, ka reaguar për sulmin me armë në Shkollën Katolike Annunciation në Minneapolis.

Ai shprehet se është informuar për të shtënat dhe se Shtëpia e Bardhë po ndjek nga afër situatën.

“FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje,” shkroi Trump në një postim në Truth Social.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat