Trump: Besoj se kemi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, do t’i kthejmë pengjet izraelite

Amerika

Trump: Besoj se kemi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, do t’i kthejmë pengjet izraelite

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 17:32
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se është afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të kthyer pengjet.

Trump i bëri këto komente për gazetarët përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në turneun e golfit Ryder Cup në Nju Jork, raporton Reuters.

“Mendoj se kemi një marrëveshje” për Gazën, tha sot Donald Trump, i cili këtë javë u paraqiti një plan të ri paqeje udhëheqësve myslimanë, si dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Do të jetë një marrëveshje që do t’i kthejë pengjet. Do të jetë një marrëveshje që do t’i japë fund luftës”, premtoi presidenti amerikan nga Shtëpia e Bardhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat