SHBA-ja përgatitet për goditjen e uraganit “Imelda” në brigjet lindore

Amerika

SHBA-ja përgatitet për goditjen e uraganit “Imelda” në brigjet lindore

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 19:34
Ilustrim

Një ndryshim i motit që pritet të marrë formën e stuhisë tropikale “Imelda”” gjatë ditës së sotme dhe të afrohet me brigjet e Karolinës së Jugut si uragan në fillim të javës së ardhshme, po shkakton tashmë trazira në Bahama dhe ishujt përreth, sipa AP.

Ndërkohë, uragani “Humberto” është dobësuar lehtë, por mbetet një stuhi e fuqishme e kategorisë 4 në Oqeanin Atlantik, duke përbërë kërcënim serioz për Bermudën.

Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster, u bëri thirrje banorëve të ndjekin nga afër zhvillimet dhe të qëndrojnë në gatishmëri.

Në të njëjtën kohë, guvernatori i Karolinës së Veriut, Josh Stein, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të afrimit të sistemit, që aktualisht njihet si “Depresioni Tropikal Nëntë”.

Sipas parashikimeve, moti  do pritet të kthehet  stuhi tropikale gjatë ditës së  sotme për të arritur statusin e uraganit deri nesër në  mbrëmje.

“Çdo herë mësojmë se nuk mund ta parashikojmë saktësisht rrugën e këtyre stuhive”,  tha guvernatori McMaster. “Kjo stuhi është tepër serioze, vdekjeprurëse”.

Autoritetet shtetërore po përgatisin ekipe kërkim-shpëtimi për çdo rast emergjence, pasi erërat e forta dhe reshjet e dendura mund të shkaktojnë përmbytje të mëdha. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat