Trump ofron zgjidhje për bllokadën e qeverisë

Amerika

Trump ofron zgjidhje për bllokadën e qeverisë

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 20:47
Presidenti i SHBA-së Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump sugjeroi sot një kompromis të mundshëm që do t'i jepte fund mbylljes së qeverisë federale, duke u bërë thirrje republikanëve të ridrejtojnë fondet qeveritare që aktualisht shkojnë për sigurimin shëndetësor direkt te qytetarët amerikanë.

Deklarimet e Trump vijnë vetëm disa orë para seancës së Senatit të shtunën, një ditë pasi organi hodhi poshtë legjislacionin që do t'i kishte dhënë fund mbylljes më të gjatë federale në historinë amerikane dhe do të lejonte që qindra-mijëra punonjës publikë të paguheshin.

"U propozoj republikanëve të Senatit që qindra miliarda dollarë që aktualisht po u dërgohen kompanive të sigurimeve fajdexhinj, për të shpëtuar kujdesin shëndetësor të dobët të ofruar nga ObamaCare, t'u dërgohen direkt njerëzve në mënyrë që ata të mund të blejnë vetë kujdes shëndetësor shumë më të mirë, duke kursyer para. Me fjalë të tjera, merreni nga kompanitë e mëdha dhe të këqija të sigurimeve, jepua njerëzve dhe eliminoni, për çdo dollar të shpenzuar, sistemin më të keq të kujdesit shëndetësor kudo në botë - ObamaCare", shkroi Trump në Truth Social, raporton KosovaPress.

Demokratët duan një projektligj që përfshin subvencionet e kujdesit shëndetësor që do të skadojnë në fund të vitit për 24 milionë amerikanë, ndërsa republikanët argumentojnë se Kongresi duhet të miratojë një projektligj të përgjithshëm buxhetor pa kushte shtesë përpara se të adresojë këto çështje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat