Kanadaja humb statusin e eliminimit të fruthit pas gati tre dekadash

Amerika

Kanadaja humb statusin e eliminimit të fruthit pas gati tre dekadash

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Kanadaja ka humbur statusin e eliminimit të fruthit, pothuajse 30 vjet pasi u shpall e lirë nga kjo sëmundje ngjitëse. Ky shtet po përballet me një shpërthim të madh që prej tetorit të vitit 2024, me mbi 5,100 raste dhe dy viktima të raportuara në 10 rajone të ndryshme.

Sipas Agjencisë së Shëndetit Publik, të infektuariot janë kryesisht në komunitetet me nivel të ulët vaksinimi. Të dhënat tregojnë se 88 % e rasteve janë tek personat të pavaksinuar, ndërsa autoritetet theksojnë se për të parandaluar shpërthime, 95 % e popullsisë duhet të ketë marrë dy doza vaksine.

Agjencia po bashkëpunon me Organizatën Panamerikane të Shëndetësisë për të rritur normat e vaksinimit dhe përmirësuar monitorimin e rasteve. Kanadaja mund ta rifitojë statusin e eliminimit nëse arrin të ndalë përhapjen e virusit për të paktën një vit.

Shpërthimi përkon me një rritje të madhe të rasteve në Evropë, ku vetëm në vitin 2024 janë raportuar mbi 35 mijë raste, një rritje dhjetëfish krahasuar me vitin paraardhës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat