SHBA “pushtohet” nga acari! Stuhitë e dëborës përhapen në veri të vendit

Amerika

SHBA “pushtohet” nga acari! Stuhitë e dëborës përhapen në veri të vendit

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 19:40
Pamje nga Çikago

SHBA-të janë përfshirë nga një mot i keq, që po shoqërohet me acar polar, stuhi bore dhe dimër të ashpër.

Veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e borës, me parashikimet që tregojnë se fenomene intensive do të mbizotërojnë gjatë gjithë javës në të cilën ndodhemi.

Pamjet u bënë shumë shpejt virale, me intensitetin e dëborës dhe vështirësitë në qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve në rrugë.

Qytete të tilla si Çikago, Minneapolis, Nju Jorku, Klivlend dhe Ohajo kanë përjetuar reshje të dendura dëbore.

Autoritetet dhe mediat informuan se ky mot ekstrem polar ka shkaktuar edhe probleme për trafikun e automjeteve në autostrada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat