Kongresi brazilian miraton projektligjin për uljen e dënimit të Bolsonaros

Amerika

Kongresi brazilian miraton projektligjin për uljen e dënimit të Bolsonaros

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 07:24
Jair Bolsonaro

Kongresi i Brazilit miratoi të mërkurën një projektligj që do të ulte dënimin e ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, i cili u dënua me 27 vjet burg dhe u burgos muajin e kaluar për një përpjekje për grusht shteti.

Projektligji, i cili u miratua nga shumica konservatore në Kongres, mund të çojë në uljen e dënimit të tij në 2 vjet e 4 muaj burg.

Presidenti aktual i qendrës së majtë, Luiz Inacio Lula da Silva, ka të drejtën të vërë veton ndaj ligjit, i cili megjithatë mund të anulohet nëse në parlament mblidhet një shumicë e kualifikuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat