Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Amerika

Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Më: 17 janar 2026 Në ora: 19:35
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump, bën të ditur për një seri tarifash doganore ndaj disa vendeve që eksportojnë mallra në SHBA, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt.

Trump shprehet se këto tarifa do të qëndrojnë “deri sa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe tërësore të Groenlandës” nga SHBA-ja.

Në një postim në platformën sociale Truth Social, Trump tha se Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do të paguajnë një tarifë prej 10 % për të gjitha mallrat e dërguara në SHBA nga 1 shkurt.

Sipas tij, kjo tarifë do të rritet në 25 % më 1 qershor, nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje për tërësinë territoriale të Groenlandës.

“Tarifa do të jetë në fuqi deri kur të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë të Grenlandës”, ka shtuar Donald Trump.

Tarifat janë taksa mbi mallrat e importuara që zakonisht paguhen nga kompanitë që sjellin produktet e huaja në tregun amerikan. Vendimi vjen në një kohë kur Trump e ka vendosur Groenlandën në qendër të debatit të tij të strategjisë globale, duke sugjeruar se SHBA duhet të fitojë kontrollin e ishullit për qëllime të sigurisë kombëtare — një qëndrim që ka shkaktuar reagime të ashpra dhe protesta në Danimarkë dhe vetë Grenlandë.

Liderët evropianë kanë refuzuar fuqimisht idenë e një blerjeje ose kontrolli amerikan mbi Groenlandën, duke nënvizuar sovranitetin e territorit që i përket Mbretërisë së Danimarkës dhe se çdo vendim për të duhet të merret nga vetë banorët e ishullit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat