Sekretari i thesarit i SHBA-së: Marina Amerikane do të shoqërojë anijet përmes Ngushticës së Hormuzi

Amerika

Sekretari i thesarit i SHBA-së: Marina Amerikane do të shoqërojë anijet përmes Ngushticës së Hormuzi

Më: 12 mars 2026 Në ora: 21:12
Sekretari i thesarit i SHBA-së, Scott Bessent

Sekretari i thesarit i SHBA-së, Scott Bessent deklaroi se Marina Amerikane do të shoqërojë anijet cisternë të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Besoj se sapo të jetë e mundur ushtarakisht, Marina Amerikane, ndoshta me një koalicion ndërkombëtar, do të shoqërojë anijet që kalojnë atje,” tha ai për Sky News.

“Në fakt, tani po kalojnë tankera, tankera iraniane, besoj se kanë kaluar disa tankera me flamur kinez. Pra, ne e dimë që ata nuk i kanë minuar ngushticat”, shtoi ai.

Komentet e Bessentit erdhën pasi sulmet e vazhdueshme të Iranit ndaj trafikut detar dhe infrastrukturës energjetike në Gjirin Persik i kishin shtyrë për një farë kohe çmimet e naftës përsëri mbi 100 dollarë për fuçi.

Kjo ndodhi gjithashtu pasi sekretari i energjisë Chris Wright tha se SHBA-të thjesht nuk ishin gati për të kryer eskorta detare në kanalin ujor.

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, tha se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur në deklaratën e tij të parë që kur u zgjodh në këtë rol. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat