Trump: Po shkojmë shumë mirë në Iran

Amerika

Trump: Po shkojmë shumë mirë në Iran

Më: 27 mars 2026 Në ora: 20:08
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur sot me fermerët gjatë një eventi në kopshtin jugor të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë fjalimit, Trump ka përqendruar vëmendjen kryesisht te politikat e tij tatimore dhe mënyra se si ato përfitojnë fermerët amerikanë.

Megjithatë, ai nuk i ka shpëtuar mundësisë për të komentuar edhe mbi situatën në Iran, shkruan skynews.

“Po ecim shumë mirë në Iran, vetëm që ta kuptoni,” ka thënë Trump, duke theksuar gjithashtu lavdërimin e tij për ushtrinë amerikane dhe performancën e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat