Irani mbylli sërish Ngushticën e Hormuzit, reagon Trump

Amerika

Irani mbylli sërish Ngushticën e Hormuzit, reagon Trump

Më: 18 prill 2026 Në ora: 16:09
Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në luftën me Iranin, pasi Teherani ndryshoi vendimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit gjatë ditës së sotme.

Presidenti amerikan e minimizoi situatën, duke thënë se “po zhvillohen bisedime shumë të mira”.

“Po shkon shumë mirë, ata u treguan pak të zgjuar, siç kanë bërë për 47 vite”, tha Trump.

Ai përsëriti gjithashtu pretendimet se SHBA ka eliminuar kryesisht marinën, forcën ajrore dhe udhëheqjen e vendit.

“Ata donin ta mbyllnin përsëri ngushticën, siç kanë bërë prej vitesh, por nuk mund të na shantazhojnë. Do të kemi disa informacione deri në fund të ditës. Po flasim me ta, ata po mbajnë një qëndrim të fortë”, tha Trump.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat