Ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë, Julie Davis, do të japë dorëheqjen në qershor dhe do të dalë në pension nga shërbimi diplomatik, njoftoi të mërkurën Departamenti i Shtetit i ShBA-së, mes raportimeve se vendimi mund të rrjedhë nga qasja e Uashingtonit ndaj Ukrainës.
Davis ka qenë “e ngarkuara me punë” e ShBA-së në Kiev për gati një vit.
Pasi paraardhësja e saj, Bridget Brink, dha dorëheqjen në prill 2025 dhe kritikoi hapur administratën Trump për trajtimin e saj ndaj Ukrainës dhe pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.
I resigned as U.S. Ambassador Ukraine when Trump kept siding with Putin over our democratic partner. Now, my successor is doing the same.
— Bridget Brink (@AmbBridgetBrink) April 29, 2026
I knew I had to speak out and run for office because siding with dictators is just not who we are. https://t.co/j1cGvub4Bf
Sipas raportimeve të medias, Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë sugjerimet se Davis po jepte dorëheqjen për shkak të dallimeve në politika me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.