E frikshme! Dy makina përplasen me shpejtësi të lartë në një ndërtesë në New York, këmbësori shpëton mrekullisht

Amerika

E frikshme! Dy makina përplasen me shpejtësi të lartë në një ndërtesë në New York, këmbësori shpëton mrekullisht

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 08:38
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në Nju Jork, ku dy automjete u përplasën me shpejtësi të lartë dhe përfunduan mbi një ndërtesë, ndërsa një këmbësor i shpëtoi për mrekulli goditjes.

Ngjarja ndodhi në zonën Bedford-Stuyvesant të Bruklinit. Pamjet e një kamere sigurie tregojnë momentin dramatik kur një 20-vjeçar, i veshur me kostum blu, po ecte në Rrugën Fulton dhe në sekondën e fundit devijoi, duke shmangur përplasjen me automjetet që dolën jashtë kontrollit.

Sipas policisë, një Cadillac i zi dhe një BMW dyshohet se kaluan me semafor të kuq përpara se të përplaseshin dhe më pas të godisnin ndërtesën.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e mjeteve dhe këmbësori mbetën të plagosur, por ndodhen në gjendje të qëndrueshme në spital. Sipas New York Post, shoferi 56-vjeçar i Cadillac-it, Anthony Hayes, është arrestuar dhe përballet me akuza për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, shkaktim të lëndimeve trupore me automjet, rezistencë ndaj arrestimit, rrezikim nga pakujdesia dhe shkelje të tjera të rënda të qarkullimit rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat