Brazil : Miliona në rrugë? Mbështetësit e Flávio Bolsonaros mbushin "Avenida Paulista" në Sao Paulo para raundit të dytë

Amerika

Brazil : Miliona në rrugë? Mbështetësit e Flávio Bolsonaros mbushin "Avenida Paulista" në Sao Paulo para raundit të dytë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 22 tetor 2026 Në ora: 17:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Brazil - São Paulo, mijëra mbështetës të kandidatit të djathtë Flávio Bolsonaro,  dolën në rrugë të dielën, 18 tetor, në një demonstratë të madhe në Avenida Paulista, vetëm një javë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Brazil.

Lëvizja, e quajtur “Bloco do 22”, u organizua me stil karnavalesh, braziliane, trios elektrikë, muzikë, flamuj të verdhë dhe jeshilë të Brazilit dhe një turmë që mbushi disa kuadrata të rrugës kryesore, thotë shtypi amerikan sot. 

Vlerësimet e pavarura të Monitorit të Debatit Politik (USP/Cebrap) vendosin numrin e pjesëmarrësve në kulmin e tij rreth 72 mijë persona. Në rrjetet sociale, disa postime flasin për “miliona” që kanë marrë rrugët e Brazilit, por të dhënat e verifikuara tregojnë një mobilizim të fortë, por të kufizuar kryesisht në São Paulo dhe në disa qytete të tjera.

Flávio Bolsonaro, djali i ish-presidentit Jair Bolsonaro dhe kandidat i Partisë Liberale (PL), ishte i pranishëm bashkë me aleatë të rëndësishëm si guvernatori i São Paulos, Tarcísio de Freitas, dhe deputeti Nikolas Ferreira. 

Në fjalimin e tij, ai kritikoi qeverinë e Lulës, premtoi se do të emërojë gjyqtarë në Gjykatën e Lartë të kundërshtarë të abortit dhe të legalizimit të drogës, dhe deklaroi se babai i tij, i cili ndodhet në arrest shtëpie, do t’i vërë shiritin presidencial nëse fiton.

Raundi i dytë zhvillohet më 25 tetor. Sipas sondazheve të fundit, gara mbetet shumë e ngushtë, me Flávion dhe presidentin aktual Luiz Inácio Lula da Silva që lëvizin të dy për rreth 50 për qindshit.

Demonstrata e Avenida Paulista shërben si sinjal i qartë se e djathta braziliane, po përpiqet të mobilizojë bazën e saj në ditët e fundit të fushatës. Imazhet e turmës me flamuj dhe ngjyra të verdha-jeshile kanë qarkulluar gjerësisht, duke ushqyer narrativën e një “revolte të popullit kundër së majtës”. 

Në realitet, bëhet fjalë për një mobilizim të madh, por jo për miliona njerëz në shkallë kombëtare, shkruan shtypi prestigjoz amerikan.

Pasi janë zgjedhjet e 25 tetorit ato që do të tregojnë nëse kjo energji e rrugës do të kthehet në vota për kandidatin e djathtë Flávio Bolsonar, djalin e ish-presidentit Jair Bolsonaro. 

Brazilin thotë shtypi amerikan të dielën  e pret një vendim që do të përcaktojë drejtimin e vendit për katër vitet e ardhshme...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat