Goditje e rëndë për Trumpin, Gjykata e San Francisco pezullon vendimin për shtatë shtetet muslimane

Amerika

Goditje e rëndë për Trumpin, Gjykata e San Francisco pezullon vendimin për shtatë shtetet muslimane

Nga: Fitim Dika Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 01:01
Protesta kundër Trump në SHBA

Donald Trump nuk i ka bërë akoma një muaj në detyrën e presidentit të shtetit amerikan, kur ka hasur në pengesa me drejtësinë. Vendimi i tij për bllokimin e udhëtimit të qytetarëve të shtatë vendeve muslimane është shpallur i pavlefshëm, edhe pse fjala e fundit nuk është thënë akoma, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell botasot.info.

Gjykata e San Francisco ka refuzuar të fuqizojë vendimin për ndalimin e udhëtimeve nga shtatë vendet, ku tani pritet që vendimi të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë amerikane. Trump vendosi në fund të janarit ndalimin e udhëtimit për personat me shtetësi iraniane, irakene, sudaneze, somaleze, libiane, siriane dhe të Jemenit. E gjithë kjo për të sjellë siguri.

Avokatët paralajmërojnë për kaos

Avokatët theksojnë se do ishte një kaos nëse vendimi do fuqizohej përsëri. Shumë familje janë ndarë nga njëri-tjetri, studentët dhe biznesmenët gjithashtu ishin prekur nga një vendim i tillë. Në Gjykatën e Lartë do votojnë tetë persona, prej së cilëve sëpaku pesë duhet të votojnë në favor të vendimit të Trump, për t’u fuqizuar edhe njëherë vendimi për bllokimin e udhëtarëve muslimanë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat