SHBA: Dy policët më simpatikë në qytetin e New Yorkut

Amerika

SHBA: Dy policët më simpatikë në qytetin e New Yorkut

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 20 shkurt 2017 Në ora: 13:39
Wilbert Castillo

NEW YORK CITY: Dy oficerët e policisë rrugore në Nju Jork, janë bërë më të njohurit për çdo shofer njujorkez, që i ka rënë rruga të "përballen" me lëvizjet e tyre, kur ata tregojnë drejtimin e komunikacionit në rrugë, me shenja dhe lëvizje me plot humor dhe argëtim.

Dhe, besojë se nuk ka edhe ndonjë shofer shqiptarë, që të ketë kaluar në Downtown Brooklyn ose në Manhattan në rrugën 2 Avenue - East 62 Street, dhe në drejtimin e trafikut duke marrë urën Queensboro Bridge, dhe të mos ketë parë këta dy policë rrugorë kaq simpatikë.

Modeli i veçantë i këtyre dy policiëve në Nju Jork - i krijuar me dekada në drejtimin e komunikacionin në rrugët, e qytetit, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të qytetarëve por edhe të gazetarëve amerikan, të cilët nuk e kan lënë pa e vënë re punën e tyre dhe pasqyruar në televizionet kryesore dhe gazetat kryesore të Nju Jorkut dhe SHBA.
Këta janë dy policë rrugor në qytetin e Nju Jorkut, oficerë të zbatimit të trafikut në Nju Jork, të cilët , në vend të britmave apo bilbilave , përdorin lëvizjet e tyre ritmike dhe vallëzojnë për të tërhequr vëmendjen e shoferëve dhe kalimtarve të rastit .

Çdo minutë apo më shumë , në vend të semaforve ata janë që ndryshojn rrjedhën e trafikut , dhe jo vetëm me shenjat që japin duke drejtuar dorën me dorezë të bardhë dhe një tabel trafiku por duke vallëzuar në mes të rrugës si një balerin, dhe duke marrë me vete një buzëqeshje nga çdo shofer që kalon me makinën në këtë rrugë.
Wilbert Castillo, polici që vallëzon për të rregulluar qarkullimin e makinave në Brooklyn.

Jo vetëm që me anë të lëvizjve, duke "vallëzuar" në kryqëzim, ai i "jep drejtimin" për në destinacionin e duhur në mënyrë të sigurtë , shoferave, por ai gjithashtu u sjell një buzëqeshje në fytyrat e tyre.

Ai është një oficer i policisë rrugore në Nju Jork, dhe shërben në qytetin e Brooklynit, tash sa vjet dhe është nga më të njohurit për orientimin e trafikut - sidomos në pikun e tij në kryqëzimet kryesorë në Brooklyn, me lëvizjet e tij mbresëlënëse, të cilat shoqërohen me një vallëzim "alla Michel Jackson ".

Quhet Wilbert Castillo, është 50 vjeç ka qenë drejtimin e trafikut, si oficer i policisë rrugore për pesëmbëdhjetë vitet e fundit, në New York, dhe është bërë i njohur për vallëzim e tij të veçantë , ndërsa është në punë, në krye të detyrës për të liruar trafikun .

Shpesh her me lëvizje Impressive Wilbert Castillo, tërheq vemendjen edhe të turmave të kalimtarve të rregullt me lëvizjet e tij unike, duke bër me dorë se nga duhet të ecin njerëzit dhe nga duhet të kalojnë makinat, dhe vallëzimin vazhdon, ndërsa ai u jep drejtimin e trafikut shoferave.

50 - vjeçari Wilbert Castillo është bërë njeriu më i dashur, ndërkohë që shoferët njujorkez, çdo ditë kur kalojnë pranë tij kan për të përshëndetur atë duke i rënë borijes së tyre sa herë që ata kalojnë , në pjesën e poshtme të Brooklynit.

Duke përshkruar sinjalet e trafikut me lëvizjet zbavitëse të trafikut , Z. Castillo ka thënë : " Çdo lëvizje që unë bëj , kam shumë dëshirë ta shoqërojë me vallëzim" ." Unë duhet të kërcej për shkak se kërcimi më bën të ndjehem frymëzues , kjo më bën të ndjehen më mirë në detyrën time" .

Mentoria Hutchinson : Policja vallëzon për të rregulluar qarkullimin e makinave në Mahattan.

Një oficere e policisë rrugore në New York, ka dekada që po tërheq vëmendjen e njerëzve me lëvizjet e saj - shenjat që u jep shoferve dhe kalimtarëve për të rregulluar trafikun e dendur dhe orientuar kalimtarët, duke treguar me dorë drejtimin dhe duke vallëzuar në mes të rrugës me ritëm.

Ajo është Mentoria Hutchinson 62 vjeçare dhe ka përvojë 35 vjeçare në punën e saj, si oficere policisë rrugore në qytetin e Nju Jorkut. Për, Hutchinson, megjithëse, ky lloj shërbimi dhe pse puna që bën ajo është e mërzitëshme, dhe e lodhëshme ajo arrin që t'a bëjë në një mënyrë sa më shlodhëse.

Në fillim të karrierës së saj, Mentoria Hutchinson, ose si i njohin atë këtu Tori, kishte përjetuar dy aksidente trafiku dhe ka pas pësuar disa lëndime serioze. Në vitin 1983 , tre vjet pas ajo filloi drejtimin e trafikut , znj Hutchinson u godit nga një makinë duke punuar , tha ajo . Ajo e pat kaluar dekadën me aftësinë e kufizuar me një lëndim prapa , vetëm për t'u kthyer përsëri në detyrë dhe për të marrë një të goditur për së dyti , por me më më pak lëndime.

Dhe e këtë dhimbje ajo e lidhë, me atë se prej kur ka filluar të shërbej në drejtimin e trafikut - qarkullimin e makinave në rrugët e qytetit të Nju Jorkut, pat nisur të vallëzojë për të shmangur frikën nga ndonjë aksident tjetër.

Mentoria, nuk e ka ndaluar vallëzimin për shkak të faktit , se ajo gjen kënaqësi në sjelljen një buzëqeshje tek të gjithë njerëzit e komunitetit ."Njerëzit më duan ! sa her kalojnë pranë meje i bien borie ose më përshëndesin, thonë se për një moment une i bëjë pak me humor për të harruar qoftë edhe për pak edhe çaste nga streset e ditës", shprehet Mentoria, e cila tashmë ka marrë shumë vlerësime për punën që bën si police rrugore.

Znj Hutchinson thotë se jam nga Brooklyni, por kam jetuar për shumë vite në Bronx dhe u zhvendosa 15 vjet më parë në Monroe , në Orange County , për një mjedis më të qetë dhe më të mirë

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat