Trump emëron Gjeneralin McMaster si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare

Amerika

Trump emëron Gjeneralin McMaster si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 21:46
Presidenti Donald Trump dhe H.R McMaster

Presidenti Donald Trump ka emëruar Gjeneralin e ushtrisë H.R McMaster si këshillatarin e ri të sigurisë kombëtare.

Presidenti e quajti McMaster "nje njeri me talent dhe eksperiencë të jashtëzakonshme".

54-vjecari McMaster ka mbaruar Akademinë Ushtarake West Point dhe zëvenddëson ish-këshilltarin Michael Flynn, i cili dha dorëheqjen pasi kishte dhënë informata të pavërteta për një bisedë që kishte zhvilluar me ambasadorin rus para se të fillonte mandatin administrata e re.

Dje presidenti Trump intervistoi katër kandidatë për këtë post, Gjeneralin McMaster, këshilltarin Keith Kellogg, gjeneral në pension; John Bolton, ish-ambasador i SHBA në OKB si dhe Gjeneralin Robert Caslen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat