Marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut duket se morën një kthesë për të keq këtë javë përderisa Trump iu kthye Twitter-it për të thënë se SHBA do të “zgjidhë problemin” me Korenë e Veriut.
Në një postim në Twitter më 11 prill, Trump shprehi gatishmërinë e tij për të punuar me Kinën për të “zgjidhur problemin” me Korenë e Veriut.
Trump shpreson se Kina do të luajë një rol de-eskalues në zhvillimin e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut dhe mund të përdorë një marrëveshje tregtare për të siguruar mbështetjen e Kinës.
Në postimin e 11 prillit në Twitter, Trump shkroi: “Koreja e Veriut po kërkon probleme. Nëse Kina vendosë të ndihmojë, do të ishte e mrekullueshme. Nëse jo, do ta zgjidhim problemin pa ta! SH.B.A”.
Pas sulmeve ajrore ndaj Sirisë, është përhapur frika në Kore të Jugut se SHBA është duke u përgatitur për një aksion ushtarak në Veri.