Ish-shefi i FBI-së, James Comey është ftuar të dëshmojë para Komitetit të inteligjencës së Senatit amerikan javën e ardhshme.
Kryesuesi i Komitetit për inteligjencë të Senatit të SHBA-ve, Richard Bur dhe zëvendës presidenti i këtij komiteti, demokrati Mark Vorner, thonë se kanë ftuar Comey që të paraqitet para komitetit të martën e ardhshme, transmeton CNBC.
Kohë më parë presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar Comey nga posti i shefit të FBI-së.
Rusia ka bërë të ditur se shkarkimi i Comey nuk do të ndikojë në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.