Senatori McCain: Trump është i papërvojë dhe impulsiv

Amerika

Senatori McCain: Trump është i papërvojë dhe impulsiv

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 19:21
Senatori republikan nga Arizona, John McCain

Senatori republikan nga Arizona, John McCain i ka bërë thirrje Kongresit që të kthehet nga pushimi javën e ardhshme dhe t’i kryejë punët, të cilat nuk mund t’i kryejë presidenti amerikan Donald Trump, duke e quajtur Trumpin të papërvojë, të painformuar dhe impulsiv.

"Ne duhet ta respektojmë autoritetin e tij dhe obligimet kushtetuese. Ne mund të bashkëpunojmë me të. Por ne nuk jemi vartësit e tij. Ne nuk i përgjigjemi atij, ne i përgjigjemi popullit amerikan", thuhet mes tjerash në një shkrim të senatorit McCain të botuar në të përditshmen "Washington Post".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat