Tillerson kërkon që kurdët dhe Iraku ta zgjidhin konfliktin me dialog

Amerika

Tillerson kërkon që kurdët dhe Iraku ta zgjidhin konfliktin me dialog

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 11:43
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson këmbënguli që qeveria rajonale e Kurdistanit irakian dhe qeveria qendrore në Irak të zgjidhin konfliktin mbi referendumin kurd dhe territoret kontestuese përmes dialogut.

Zyrtari amerikan e shfaqi këtë qëndrim në fillim të takimit me kryeministrin irakian Hajder al-Abadi në Bagdad, por kryeministri irakian iu doli  në mbrojtje të forcave paraushtarake irakiane që gëzojnë mbështetjen e Iranit, raporton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat