SHBA vendos sanksione ndaj dy zyrtarëve të Koresë së Veriut

Amerika

SHBA vendos sanksione ndaj dy zyrtarëve të Koresë së Veriut

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 19:44
Presidenti amerikan, Donald Trump

Shtetet e Bashkuara e Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj dy zyrtarëve të Koresë së Veriut për shkak të rolit të tyre në programin raketor të liderit verikorean, Kim Jong Un.

Lajmi është bërë i ditur sot nga Departamenti i Thesarit amerikan.

Kim Jong Sik dhe Ri Pyong Chol, njihen si dy nga tre njerëzit kryesorë që qëndrojnë pas programit raketor të regjimit komunist në Pjon-jang.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat